Ezgjan Aliovski ka vazhduar me sukses të luajë në kampionatin anglez.
Sulmuesi i talentuar shqiptar nga Maqedonia edhe në një ndeshje tjetër ishte titullar për Leedsin.
25-vjeçari e ndihmoi skuadrën e tij Leeds të marrë një fitore tejet të vlefshme në udhëtim tek Sunderland 2-0.
Ish-anëtari i Luganos bëri një punë të madhe duke asistuar tek goli i parë i shënuar nga Saiz në minutën e 21-të.
Reprezentuesi i Maqedonisë qëndroi në fushë për gjatë 90 minutave, ndërsa në këtë takim si titullar u aktivizua edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Ekuban.
Për Aliovskin ishte asistimi i dytë në Championshipin anglez. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fCQO7fPeRnY