Telegrafi

Alioski rrëfehet për ngjarjen që i ndodhi: Kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend të botës

Ezgjan Alioski. (Photo by George Wood/Getty Images)

Ezgjan Alioski është njëri nga futbollistët më të mirë të Reprezentacionit të Maqedonisë.

Sulmuesi shqiptar i Leeds United shpesh herë i ka dhënë fitore ekipit përfaqësues të Maqedonisë me golat e tij.

Por në vendlindjen e tij në Prilep, atij i ndodhi një gjë shumë e pazakontë, pasi vetëm pse fliste në gjuhën amtare shqipe Alioskit iu kërkua ta lironte lokalin.

Lexo po ashtu Skandaloze: Maqedonasit e largojnë Alioskin nga lokali vetëm pse foli shqip

E për këtë ngjarje sulmuesi shqiptar ka folur për TV Klan.

Reprezentuesi i Maqedonisë ka thënë se është ndier shumë keq nga ky trajtim që i bënë, pasi ishte me prindërit e tij. /Telegrafi/