Deputeti i BDI-së, Ejup Alimi, gjatë seancës së sotme, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të mos flasin për tema që janë jashtë pikës që është vendosur në rend të ditës, gjegjësisht shkarimin e prokurorit publik, Marko Zvrlevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Më shumë se dy javë grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM, e keqpërdorin foltoren e Kuvendit. Qytetarët janë të vetëdijshëm se kush bën bllokimin e Kuvendit dhe vetë do ta vlerësojnë kush është në të drejtë”, tha Alimi duke theksuar se interpelancat për ministrat sillen ende pa u bërë 100 ditë qeverisje.
Ndaj kësaj ka replikuar Ilija Dimovski, deputet i OBRM-PDUKM, duke iu drejtuar Xhaferit se Alimi për herë të parë paraqitet për fjalë.
”E mbroni Alimini sikurse të ishte djali juaj, apo nip”, shtoi Dimovski duke theksuar se në vend që të diskutohet për Zvrlevskin, me mire te flitet për çështje shumë më të rëndësishme siç janë, zjarret, deponitë në Strugë dhe në Tetovë. /Telegrafi/