Site icon Telegrafi

Alimi protagonist kryesor në fitoren e Maqedonisë së Veriut ndaj Armenisë

Në dy xhiro para përfundimit të garave në grupet e Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e Maqedonisë së Verut në futboll, pothuajse siguroi vendin e parë, pasi përfundoi tetorin perfekt me fitoren 0-2 (0-0) në Jerevan kundër Armenisë . Maqedonia tani ka një epërsi të paarritshme ndaj përfaqësueseve të tjera në grup, njofton Telegrafi.

Milevski sot mësoi se Musliu ka një thyerje të kockës në këmbë dhe ka bërë tre zëvendësime në ekipin titullar, krahasuar me atë që filloi katër ditë më parë në Riga . Nga minuta e parë nisën Serafimov, Zajkov dhe Dimovski, në vend të Musliut, Babunskit dhe Ashkovskit. Edhe armenët ndryshuan formacion,  Miranjan mbeti i vetmi sulmues. Në minutën e katërt Maqedonia kërcënoi për herë të parë pas depërtimit të Elmasit, i cili përfundoi vetëm me një goditje nga këndi. Maqedonia dominonte në mesin e fushës, vazhdimisht e kishte në posedim topin, por nuk krijonte raste për të kaluar në avantazh. Armenët kërcënimin e parë e patën në minutën e 22-të.

Pjesa e dytë nisi me dy raste për armenët. Në minutën e 47-të, Miranjan krosoi nga ana e djathtë, Zelarayan goditi nga e para, por Dimitrievski u pozicionua mirë dhe shpëtoi. Përzgjedhësi Milevski në minutën e 54-të futi Velkovskin, Kostadinovin dhe Qamilin në vend të Atanasovit, Dimovskit dhe Manevit. Në minutën e 61-të, Bardhi nga gjuajtja e lirë e detyroi Çançareviçin në intervenim, me të cilin ndali gol të sigurt. Tre minuta më vonë Alimit kishte një tentim, por rezultati i lojës së mirë të Maqedonisë erdhi në minutën e 72-të. Bojan Miovski mori një top pas asistimit të Qamilit, duke goditur në këndin e sipërm Çançareviçit për epërsi 0-1.

Vetëm pak minuta pas golit të shënuar, armenët e humbën plotësisht ritmin dhe Maqedonia i zgjidhi dilemat rreth fituesit me një lëvizje të dytë individuale. Isnik Alimi shënoi për 0-2 me një goditje të mirë nga jashtë zona e rreptësisë. Ky është goli i dytë i Alimit në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Ndedhjet e radhës përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut i luan në nëntor, fillimisht me 14 nëntor në Shkup është nikoqire e Lituanisë, ndërsa me 17 nëntor luan me Ishujt Faroe. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version