Si pjesë e lëndës ”Titanik 3” që e ka hapur Prokuroria Speciale Publike janë të akuzuar edhe zyrtarë të BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri që ndjeken për prishje të materialit zgjedhor, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Seanca për këtë lëndë duhet të mbahet sot nga ora 10:00 në Gjykatën Penale, ndërsa gjykatëse është Olja Ristova.
Kjo është lëndë e parë ku akuzohen zyrtarë të BDI-së nga PSP-ja.
Më herët PSP-ja kishte kërkuar paraburgim për ta por pas ankesës në Gjykatën e Apelit, atyre ju është marrë vetëm pasaporta, si masë parandaluese nga ikje prej shtetit. /Telegrafi/