Mbrojtësi shqiptar, Naser Aliji mund të rikthehet përsëri në futbollin zviceran.
Aventura e majtakut në futbollin gjerman pritet të përfundojë vetëm pas një viti.
Ai iu bashkua skuadrës së njohur gjermane Kaiserslautern verën e vitit të kaluar nga Basel por pa arritur të tregojë shumë nga talenti i tij.
Aliji është duke u kërkuar nga skuadra e madhe zvicerane, Zurich e cila ka siguruar rikthimin në elitë.
Mediat zvicerane kanë shkruar se Zurichu ka prioritet kryesor transferimin e Alijit për krahun e majtë të mbrojtjes.
Ky transferim pritet të zyrtarizohet në fillim të muajit qershor. /Telegrafi/