Telegrafi

Aligatori që u pa në autostradën e ngarkuar në Teksas ishte në fakt lodër

Një strehë e kafshëve në Teksas tha se personeli iu përgjigj thirrjeve për një aligator në një autostradë të ngarkuar, por kur arritën zbuluan se zvarraniku i raportuar ishte në fakt një lodër plastike.

Qendra për Strehimin e Kafshëve Plano tha se pranoi telefonata të shumta për një aligator në korsitë e autostradës të hënën në mëngjes, transmeton Telegrafi.

“Kur erdhëm, gjetëm këtë anës rrugës”, tha streha në një postim në Facebook, krahas një fotoje të një aligatori plastik.

Autoritetet e morën me veti dhe e vendosën si dekorim.