Telegrafi

Aligatori në Teksas gjendet i ngujuar nën liqenin e ngrirë, ende i gjallë – me zemrën qe mezi i rrihte

Temperaturat në Teksas ranë aq shumë javën e kaluar, sa një aligator në një qendër shpëtimi u gjet plotësisht i ngecur nën një liqen të ngrirë, por ende i gjallë!

Qendra lokale e shpëtimit Gator Country postoi videon e pabesueshme në rrjetet sociale, dhe shpjegoi se si ishte e mundur që aligatori të mbijetonte, shkruan CBS News.

Temperatura më e lartë ditore në Beaumont, ku ndodhet qendra, ishte 4 gradë javën e kaluar, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë e dimë se çfarë bëjnë aligatorët në verë dhe në pranverë. Por çfarë bëjnë ata në dimër dhe si mbijetojnë”, shprehet në video pronari i qendrës, Gary Sorage.

Në video, aligatori mund të shihet i bllokuar nën akull me vetëm pjesë të bishtit dhe majën e nofullës që i del jashtë.

“Ajo kafshë është në letargji të plotë. Zemra e tij rreh tre rrahje në minutë. Është e pabesueshme, njerëz, kështu mbijetojnë aligatorët në akull”, thotë Sorage.

Ky proces njihet ndryshe si ‘brumation’. Aligatorët janë zvarranikë që do të thotë se janë gjakftohtë dhe mbështeten në mjedisin e tyre për të qëndruar ngrohtë.

Gjatë ‘brumation’, zvarranikët hyjnë në një gjendje të ulët metabolike, kanë aktivitet minimal, por megjithatë zgjohen dhe pinë. /Telegrafi/

@gatorcountrytx #alligatorsoftiktok #gatorcountrybmt #hibernation #fyp #garysaurage ♬ God’s Country – State of Mine & Drew Jacobs