Mark Sher po shëtiste me një veturë të vogël elektrike që zakonisht përdoret nga lojtarët e golfit, kur para tij u shfaq një aligator gjigant.
Reptili disa metra i madh po kalonte nëpër fushën e golfit për t’u futur në ujë. Ai fillimisht kaloi rrugën dhe më pas vazhdoi për në hapësirën e gjelbëruar, transmeton Telegrafi.
Siç raportojnë mediat amerikane bëhet fjalë për aligatorin Larry, i cili njihet pothuajse nga të gjithë në Brownwood të Floridës.
Ai është i gjatë afro katër metra dhe jeton në liqenin në afërsi të fushës së golfit që frekuentohet nga mijëra qytetarë. /Telegrafi/