Telegrafi

Aligatori gjigant futet në një pishinë në Florida, eksperti për largimin e tyre përdor metoda të mundjes për ta larguar

Larguesit e zvarranikëve u thirrën për ndihmë në një shtëpi në Florida pasi një aligator masiv me gjatësi prej 3 metrave ishte futur në pishinë në mes të natës.

Todd Hardwick dhe Jeff Peterla punuan për të tërhequr zvarranikun nga pishina dhe për ta kapur atë, dhe këtë e bënë me ndihmën e një oficeri policie të Monroe County.

Spërkatjet që vinin nga pishina krijuan një situatë të rrëshqitshme dhe të rrezikshme, por ata mundën ta nxirrnin atë nga uji, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.

Me ndihmën e oficerit të policisë, ata e morën dhe e dërguan aligatorin në habitatin e tij, aty ku edhe e lanë të lirë.

Vlen të përmendet se aligatori ndodhet në listën e specieve në rrezik në të gjithë SHBA-në, dhe se vrasja e tyre në shtetin e Florida është një krim i shkallës së tretë. /Telegrafi/