Telegrafi

Aligatori “e mposht” nxehtësinë e Florida-s duke u zhytur në një shatërvan

Një grua nga Florida gjatë vrapit të mëngjesit ka hasur në një skenë jo fort të zakonshme: një aligator teksa noton në një shatërvan publik.

Bëhet e ditur se Laura Shrage kishte dalë për vrap në Palm Beach Gardens kur vuri re diçka në ujin e shatërvanit, përcjell Telegrafi.

Menjëherë pasi e kuptoi se i zhytur në ujë ndodhej një aligator, ajo e filmoi.

“A po kaloni një ditë të mirë”, i drejtohet Shrage aligatorit në video.

Siç raportohet, zvarraniku është nxjerrur nga uji dhe është transportuar në një tjetër vend. /Telegrafi/