Site icon Telegrafi

Aligatori gjigand “flladitet” në pishinën e një shtëpie në Florida

Një familje nga Florida u trondit kur gjeti një aligator gjigant të zhytur në pishinën e tyre në oborrin e shtëpisë.

Banorët e Deep Creek dëgjuan zhurma gjatë natës në oborrin e shtëpisë së tyre dhe dolën për t’i hetuar ato.

Familja u zmbraps nga tmerri pasi pa krijesën masive prej mbi 3.3 metrash duke shijuar notimin në pishinën e tyre, raporton nypost.

Me ndihmën e një eksperti të aligatorëve, policia e hoqi bishën nga ambientet ndërsa zyrtarët thanë se ajo peshonte afërsisht 250 kilogramë.

Policia njoftoi se “pushtuesi” çau një rrethim të mbyllur për të nisur festën në pishinë.

Ndryshe, sezoni i çiftëzimit ka filluar në Floridën jugperëndimore dhe zyrtarët kanë paralajmëruar qytetarët për shtim të këtyre rasteve. /Telegrafi/

Exit mobile version