Telegrafi

Alicia Keys tregon se si nuk e njihte veten, pasi hoqi dorë nga grimi

Ylli i famshëm amerikan, Alicia Keys, këtë herë ka folur për veten e saj, më saktësisht tregon se grimohej për të plotësuar pritshmëritë e njerëzve, por kur hoqi dorë tërësisht nga grimi para tre vitesh, nuk e njihte më veten.

“Më acaronin shumë gjëra në botë”, ka thënë Keys në një intervistë për “Red Table Talk” me Jada Pinkett Smith, Adrienne Banfield Norris dhe Willow Smith.

“Mora një copë letër dhe shkruajta gjithë gjërat që më acaronin. Më acaron ideja që s’dukem mirë gjatë gjithë kohës dhe që kur dal jashtë, dikush më thotë që dukem e lodhur”, ka thënë më tej këngëtarja 38-vjeçare.

Alicia Keys (Foto: Matt Sayles/AP)

“Nuk jam e lodhur. Jam shumë mirë. Këtë fytyrë kam. Por nuk e dija këtë, sepse nuk e njihja fytyrën time. Nuk njihja fytyrën time. Kur hoqa dorë nga grimi dhe u pashë në pasqyrë, nuk e di kë po shihja”, shton më tej ajo.

Kur krahasonte fotografitë e vjetra me pasqyrimin e saj, shokohej nga diferenca. “Ishte e tepërt”, tha Keys. “Doja të njihja më mirë veten”.

Keys shtoi se filloi të grimohej më shumë ngaqë donte të dukej ashtu si prisnin njerëzit që ajo të dukej. Në një ese të publikuar në Lenny Letter, këngëtarja njoftoi të gjithë se s’do të lyhej më.

Alicia Keys (Foto: Gary Gershoff/Getty Images for Alicia Keys)

“Unë fillova, më shumë se kurrë, të bëhem një kameleon”, shkroi Keys. “Kurrë nuk jam plotësisht duke qenë ajo që isha, por vazhdimisht duke ndryshuar kështu që të gjithë” ata “do të më pranonin”.

Këngëtarja vazhdoi të shprehej se ajo do të ndjehej “e pasigurt” dhe “sipërfaqësore”, veçanërisht me mendimin e dikujt që merrte dhe postonte një foto të saj pa grim.

Ajo ka thënë se derisa po punonte në albumin e saj “Here” (të publikuar në vitin 2016), ajo shkroi një këngë për presionin ndaj femrave të titulluar “When a Girl Can’t be Herself”, që në shqip do të thotë “Kur një vajzë nuk mund të jetë vetja”. /Telegrafi/

Alicia Keys (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images)