Telegrafi

Alicia Keys, pjesë e versionit amerikan të The Voice (Video)

Këngëtarja e njohur, Alicia Keys, është zgjedhur si anëtarja më e re në shoun e talenteve “The Voice” në Amerikë.

Duket se kjo gjë përveç që ka gëzuar këngëtaren e ka gëzuar edhe djalin e saj pesëvjeçar.

Ai rreth plazhit, duke kënduar ka thënë “Nëna ime do të jetë në ‘The Voice’”. E, këtë gjë e ka incizuar babai i tij, Swizz Beatz.

Beatz ka shkruar edhe urimet e tij në postin e kësaj videoje, ndërsa Alicia ka komentuar: “Auu… fansi im më i madh”.