Këngëtarja Alicia Keys ka folur për dashurinë që ndjen ndaj burrit të saj, Swizz Beatz.
36-vjeçarja e ka shfrytëzuar profilin e saj në Instagram për t’i thënë disa fjalë për bashkëshortin e saj, transmeton Klan Kosova.
“Duhet vetëm një minutë për të pasqyruar se sa jam krenare për këtë njeri të mrekullueshëm”.
“Jo vetëm sepse e dua atë përtej përshkrimit apo pse është një njeri i jashtëzakonshëm, por për shkak të të gjitha ideve madhështore që ai shpik në mendjen e tij dhe pastaj e bën të vërtetë në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur Alicia.