Alicia Keys dhe Justin Bieber janë vetëm dy nga emrat e mëdhenj që pritet të ngjiten në skenë në funeralin e reperit Takeoff.
Fituesja 15-herë e çmimeve ‘Grammy’ do të performojë në memorialin e quajtur “Celebretion of Life” për vdekjen e artistit të premtën në ora 12:00, siç raporton TMZ.
Eventi do të mbahet në State Farm Arena, në të cilin do të mblidhen deri në 20 mijë njerëz.
Ylli i grupit “Migos” u qëllua dhe u vra javën e kaluar. Ai ishte vetëm 28-vjeç.
U tha se ai u vra nga një “plumb” në një sherr që u përshkallëzua në një festë private.
Një mjek më vonë zbuloi se Takeoff, emri i vërtetë i të cilit ishte Kirshnik Khari Ball, ishte qëlluar në kokë dhe në pjesën e gjoksit.
Mënyra e vdekjes u cilësua si vrasje.
Detajet e funeralit janë mbajtur të fshehta deri më tani, pasi Keys dhe Bieber janë dy artistët e vetëm që do të dalin në skenë.
Bieber bashkëpunoi me Migos në këngët “What You See” dhe “Looking for You”. /Telegrafi/