Alicia Keys tregoi një model të ri flokësh në Billboard Music Awards.
Këngëtarja debutoi me flokët e gjata deri në bel, të arritura fal parukave të gjata.
Efekti i përgjithshëm nuk ishte asgjë mahnitëse, megjithëse aspak ajo që prisnim. Keys zakonisht bashkëpunon me stilisten e famshme Nai’vasha Johnson, e cila mendohet se është forca krijuese që qëndron pas pamjes së mbrëmshme.
Ato kanë bashkëpunuar edhe më parë por kurrë më parë nuk e kemi parë Keys kështu, me balluke që i mbulonin ballin dhe fije të drejta të shkëlqyera që kalonin pranë belit “Ana e re e Alicia për t’ju prezantuar. Gëzohem që u njohëm”, shkroi ajo në Instagram.
Kohëve të fundit balluket duket se po bëjnë një rikthim si trend, pasi Jennifer Lopez dhe Bella Hadid ishin ndër vajat e famshme që para Keys u bashkuan në këtë stilim. /Telegrafi/