Site icon Telegrafi

Alibeaj reagon pasi Berisha-Meta regjistruan koalicionin në KQZ: U bë shkelje e rëndë

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pasi Sali Berisha dhe Ilir Meta regjistruan koalicionin “Bashkë fitojmë” në KQZ, për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj e cilësoi një shkelje të rëndë, lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD.

Sipas Alibeajt, Celibashi duhet të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD.

“Depozitimi në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” përmban një shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD. Ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ, është në kufijtë e një vepre penale
PDSH nuk është regjistruar ende në KQZ, kjo falë tifozërisë politike të drejtuesit të saj”.

“Në cilësinë si kryekomisioner, Celibashi duhet të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD.
Partia Demokratike mbetet në pritje të vendimit të nesërm të KAS. Çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhesit”, shkroi Alibeaj në Twitter.

 

Exit mobile version