Telegrafi

Alibaba nxjerr sistemin e operimit Alyun

Prezantimi i këtij sistemi vjen në një kohë kur në Kinë, celularët e mençur kanë arritur nivelin më të madh të shitjeve të shënuar ndonjëherë. Sipas presidentit të Alibaba, qëllimi është që t’u ofrohet të gjithë përdoruesve të këtyre pajisjeve, çdo applikacion të mundshëm të internetit.

“Përdoruesit e celularëve dëshirojnë një sistem operimi më të hapur dhe më të përshtatshëm, që i lejon atyre të shfrytëzojnë gjithçka interneti ofron”,- shprehet Wang Jian.

Celulari i parë mbi të cilin do të provohet ky sistem operimi në kinë është prototipi K-Touch. /Telegrafi/