Grupi Alibaba ka refuzuar të komentojë rreth spekulimeve të fundit se themeluesi Jack Ma, sëbashku me një grup të investitorëve është duke u përpjekur për ta blerë Milanin.
Mediat italiane sot kanë raportuar se Ma, i cili është njeriu më i pasur në Kinë, është në krye të grupit kinez që po negocion me presidentin e Milanit, Silvio Berlusconin.
ANSA afrua zyrën e marrëdhënieve publike të degës Evropian Alibaba-së për një koment këtë mëngjes, por ata nuk pranuan të përgjigjen, transmeton Telegrafi.
Kompania Fininvest, e cila merret me financat e klubit italian, ka refuzuar të komentojë raportimet duke pohuar se ka një marrëveshje mirëbesimi mes tyre dhe Milanit.
Grupi i udhëhequr prej Ma përfshin Taobao (kineze Ebay), Aliplay (një sistem elektronik i pagesave), Weibo (versioni kinez i Twitterit) dhe “Alibaba Pictures” (3 milionë investime në industrinë e filmit.)
Sipas revistës Forbes, Ma ka një pasuri prej 24.1 miliardë dollarësh dhe është personi i 18 më i pasur në botë. /Telegrafi/