Gjiganti kinez i tregtisë, Alibaba, i drejtuar nga Jack Ma, është i interesuar për klubin e AC Milan, i manjatit italian te mediave, Silvio Berlusconi, shkruajnë mediat italiane.
Tashme bashkëpronar i klubit kinez te Guangzhou, Jack Ma, një prej njerëzve më të pasur në botë, është i interesuar për klubin lombard, sipas La Repubblica.
Në mesin e prillit, mediat italiane bënë të ditur për një ofertë të kinezëve ndaj ish-kryeministrit për të qenë aksionare kryesore te AC Milan.
‘Il Corriere dello Sport’ ka shkruar për një ofertë për 70% të klubit te AC Milan, ose rreth 400 milionë euro.