Site icon Telegrafi

Alian Giresse zbarkon në Prishtinë, nesër zyrtarizimi si ‘timonier’ i Përfaqësueses së Kosovës

Trajneri francez Alain Giresse ka zbarkuar në Kosovë, në pasditen e së martës, ku pritet të t’i kryejë të gjitha procedurat për të marr drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.

FFK ka ftuar mediat në një konferencë ku do të bëhet edhe emërimi zyrtar i tij të mërkurën nga ora 13:00.

Giresse ka një karrierë të gjatë futbollistike ku ka luajtur për Bordeaux nga viti 1970 deri më 1986. Vitet e tij të fundit si futbollist në pozitën e mesfushorit ai i kalojë të Marseille  ku luajti nga viti 1986 – 1988.

Ai ka pasur edhe 47 paraqitje për Francën në karrierën e tij.

Si trajner ai për disa vite ka menaxhuar skuadra si: Toulouse (1996-98 dhe 1999/2000), Paris Saint-Germain (1998) dhe FAR Rabat (2001/2003).

Nga viti 2004 ka filluar të jetë trajner i kombëtarëve ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004/2005), Gabonin (2006/2010), Malin (2010/2012 dhe 2015/2017), Senegalin (2013/2015) dhe Kombëtarja e fundit që Giresse ka menaxhuar është ajo e Tunizisë për sezonin 2018/19. /Telegrafi/

Exit mobile version