Site icon Telegrafi

Alian Delon pas morri çmimin e “Palmës së Artë” për vepër jetësore: Nuk kam qarë kaq shumë

Alain Delon (Foto by Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Alain Delon do marrë një çmim të “Palmës së Artë” në Festivalin Ndërkombëtar të në Kanë.

Aktori i madh francez do t’i jepet çmimi në nder të karrierës së gjatë në kinematografinë botërore, e cila kap mbi gjashtë dekada.

Ai me këtë rast ka deklaruar se nuk iu kujtohet kur herën e fundit kishte qarë me të madhe sa që e kishte bërë gjatë këtyre ditëve.

“Ka kaluar kaq kohë e gjatë që nuk kisha qarë me të madhe”, tha 83-vjeçari pas marrjes së çmimit, të cilën ia dorëzoi e bija pas duartrokitjeve të mëdha.

Alain Delon (Foto by Eamonn M. McCormack/Getty Images/Guliver)

Dorëzimi i çmimit për arritje jetësore në natën e fundit u ndoq edhe nga ministri francez i Kulturës Frank Riester, president i festivalit, Leskir Pierre dhe zëvendësi i tij, Thierry Fremo.

Ndërkohë, organizata joqeveritare amerikane, “Women and Hollywood”, ka nisur një peticion online që ka mbledhur mbi 20 mijë nënshkrime kundër ndarjes së çmimit për arritje jetësore për aktorin francez, Alain Delon, për shkak të deklaratave të tij në llogari të femrave, emigrantëve dhe homoseksualëve.

Lexo po ashtu Alain Delon do të marrë Palmën e Artë për karrierën

Ndryshe, Delon performoi për herë të parë në ekranin e madh të kinemasë në 1957. Në karrierën e tij ka koleksionuar 95 filma si aktor, 30 si producent dhe tre si regjisor. /Telegrafi/

Exit mobile version