Telegrafi

Ali do të varroset sipas traditës islame, arkivolin do ta bartin Will Smith e Lennox Lewis

Aktori i njohur, Will Smith dhe boksieri britanik, Lennox Lewis, do ta bartin arkivolin me trupin e Muhammad Ali në varrimin e tij.

Ylli hollivudian, i cili ishte nominuar për Oscar dhe Golden Globe për portretizimin e legjendës së boksit në vitin 2001, do të jetë njëri prej tetë bartësve të arkivolit të Ali.

Krahas Smith dhe Lennox do të jenë edhe të afërmit e boksierit, John Grady dhe Jan Wadell, nipi Ibn Ali, ish-dhëndri Komawi Ali, miku familjar John Ramsey dhe ish-partneri në stërvitje, Jerry Ellis.

Mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në varrimin që do të bëhet në qytetin e lindjes së Ali, Louisville. Presidenti i Turqisë dhe mbreti i Jordanisë do të mbajnë fjalime, ndërsa ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, do të mbajë eulogjinë.

Ali do të varroset ditën e premte sipas rregullave islame. /Telegrafi/