Site icon Telegrafi

Ali G kthehet në ekran

Kanë kaluar gjashtë vite qëkur protagonisti nuk është shfaqur në ekrane, mirëpo komiku britanik ka nënshkruar marrëveshje të re me rrjetin televiziv amerikan Fox për kthimin e tij.

Protagonisti që u bë i famshëm në fund të viteve të nëntëdhjeta, ndaloi së shfaquri nëpër ekranet televizive në vitin 2007.

Ali G do të vijë si pjesë e një seriali të ri, ndërsa në kuadër të tij do të emitohen edhe episodet e vjetra të “Da Ali G Show” duke i përfshirë disa që nuk janë transmetuar asnjëherë në SHBA.

Programet e reja televizive do të shfaqen nën titullin “Ali G: Rezurection”. /Telegrafi/

Exit mobile version