Telegrafi

Ali Berisha: Jemi në kontakt ndërministror, Kosova e gatshme të dërgojë mjekë dhe medikamente në Shqipëri

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë Ali Berisha, ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Kosovës ka ngritur në gatishmëri numrin e mjekëve specialist të lëmive që varësisht do kërkohen për ti nisur drejt Shqipërisë.

“Jemi në kontakt ndërministror. Kemi rritur shkallëne gatishmërisë së mjekëve specilaist të vendit tonë për ti dërguar drejt Shqipërisë, varësisht vatrave ku paraqitet nevoja gjithnjë në koordinim të kërkesave që mund të vijnë nga shteti amë. Poashtu ju sigurojë se edhe me medikamente jemi gati dhe në nivel”, tha Berisha për ‘Radio 1’

Numri dy i Shëndetësisë ka siguruar qytetarët e Kosovës se krahas gatishmërisë për Shqipërinë, Kosova ka mjaftueshëm kapacitete mjekësore për menaxhim të ndonjë situate edhe në Kosovë.

“Nuk ka vend për shqetësim, krahas gatishmërisë për shtetin amë, ne jemi në shkallë të ngritur niveli edhe në Kosovë, qoftë me institucione shëndetësore, qoftë me kuadro mjekësh qoftë me medikamnete. Uroj të nxjerret më e mira nga kjo fatkeqësi. Natyra bëri atë çfarë pati në dorë”, tha Berisha./Njeshi/