Site icon Telegrafi

Ali Berisha flet për Ditën e Tokës, kujton projektin që ia la pejanëve

Në Ditën Botërore të Tokës, Ali Berisha, ish- kryetar i komunës së Pejës, tani zv/ministër i Shëndetësisë, ka publikuar një pjesë aktivitetesh e projektesh ndër vite, të shënuara me rastin e 22 Prillit.

Në mesin e një seti-fotosh nga aktivitetet e mirëmbajtjes së qytetit, gjatë kohës sa ishte kryetar i komunës, Berisha ka kthyer në mbamendje projektin madhor të pejanëve të cilin e kishte realizuar gjatë kohës sa ishte kryetar i komunës së Pejës, atë të ‘Via Ferrata’, i cili edhe sot vlerësohet se dukshëm ndikon në turizmin malor të Pejës dhe Rugovës.

“Jam i lumtur që sot rruga dhe projekti “Via Ferrata”, ndërtuar në masivin e madh në Grykë të Rugovës, sjellë turistë të shumtë në Pejë. Falënderoj të gjithë ata njerëz të vullnetit të mirë me të cilët ja dolëm këtij projekti, në qeverisjen komunale,”ka shkruar Berisha në Facebook.

Exit mobile version