Kryetari i Bashkimt Demokratik, Ali Ahmeti ka uruar Kadri Veselin për zgjedhjen në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, duke shprehur besimin se kjo parti ka për të vazhduar me sukses rrugën drejt orientimit të vendit ka zhvillimi ekonomik dhe konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Ja postimi i plotë i Ahmetit të facebook:
Shpreh urimet më të mira për mikun, bashkëluftëtarin e tanimë edhe homologun tim, Kadri Veseli me rastin e zgjedhjes në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.
Marrja e kësaj detyre është një hap i natyrshëm dhe i merituar në karrierën e Z. Veseli duke patur parasysh kontributin e tij të madh për lirinë, pavarësinë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.
Kam besimin, se me Z. Veseli në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, kjo parti ka për të vazhduar me sukses rrugën e nisur prej ish-kryetarit Thaçi në orientimin e vendit drejt zhvillimit ekonomik dhe konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Shpreh gjithashtu dëshirën time për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy partive tona, si dhe për vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta në integrimin Euro-Atlantik të mbarë rajonit.