Telegrafi

Ali Ahmeti uron besimtarët ortodoks për Pashkët

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me rastin e Pashkëve u dërgoi urim të gjithë besimtarëve ortodoks, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së madhe të Pashkëve me dëshirat më të sinqerta për mbarësi, shëndet dhe mirëqenie. Në të shtohet se kënaqësia është e shumëfishtë kur kujtoj se këtë urim ia dedikoj edhe një pjese të mozaikut religjioz shqiptar, shqiptarëve ortodoks në Maqedoni e gjetiu, atij mozaiku që prej shekujsh i jep botës një shembull të vlerave të mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve”, ceket në urimin e Ali Ahmetit.