Site icon Telegrafi

Ali Ahmeti: Turqi, jemi me ju

Ali Ahmeti me një telegram ngushëllimi ka mbështetur popullin turk për sulmet e mbrëmshme në Ankara, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti telegramin e ngushëllimit ja ka drejtuar kryeministrit Davutoglu dhe kryetarit të Turqisë Erdogan. Të njejtin ngushëllim ai e ka postuar edhe si status në Facebook ku shihen edhe fotografi me kryeministrin Davutoglu dhe kryetarin të Turqisë Erdogan.

Në telegram thuhet ”I nderuari Kryetar Erdogan, Kryeministër Davutogllu
më lejoni që në emër të të gjithë pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta juve, popullit turk dhe familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e sulmit terrorist në Ankara, ndërsa të plagosurve t’ju uroj shërim sa më të shpejt dhe kthim pranë familjeve të tyre.
Jemi pranë jush dhe pranë botës demokratike në përpjekjet e vështira për ta mposhtur terrorizimin dhe shprehim solidaritetin tonë me popullin turk duke ndarë dhimbjen me ju në këto momente të vështira për vendin tuaj.
Turqia dhe bota po ballafaqohet me këtë sfidë serioze të sigurisë botërore dhe këtë të keqe mund ta mposhtim vetëm të bashkuar në mbrojtje të njerëzimit dhe mënyrës sonë të jetesës.
Banorët e Ankarasë janë në lutjet tona dhe unë shpreh bindjen që ata si dhe mbarë populli turk do të dalin edhe më të fortë dhe më të përkushtuar për ta kundërshtuar të keqën e përbashkët me përkrahjen edhe të gjithë botës demokratike.” përfundon telegrami i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti./Telegrafi/

Exit mobile version