Telegrafi

Ali Ahmeti: Do t’i jemi mirënjohës Halil Kastratit për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka theksuar se i janë mirënjohës punën dhe veprës së Halil Kastratit për jetë të jetëve.

Ai këto komente i ka bërë në ngjarjen që po mbahet në sallën “Sezai Surroi”, në Prizren, ku shoqata “Jetimat e Ballkanit”, në 10 vjetorin e punës së tyre, po dhurojnë 128 shtëpi për familjet në nevojë.

Lexo po ashtu Ngjarje e madhe në Prizren: “Jetimat e Ballkanit”, në 10 vjetorin e punës së tyre dhurojnë 128 shtëpi

“Në atë botë dhe në këtë botë, të përjetshëm mbesin ata që bëjnë për të tjerët më shumë se për veten e tyre. Halili po bën për të tjerët, andaj do mbetet i përhershëm dhe përherë do te kujtohet”, ka shtuar Ahmeti.

Ndryshe, në ngjarjen e madhe që po zhvillohet në Prizren, ku po dhurohen 128 shtëpi për nder të 10 vjetorit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, po marrin pjesë shumë figura politike dhe nga jeta shoqërore shqiptare. 

Në videon më poshtë mund ta shihni dokumentarin e realizuar për 10 vjetorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. /Telegrafi/