Site icon Telegrafi

Ali Ahmeti thotë se BDI udhëheq në Tetovë, Çair dhe disa komuna tjera

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka dalë në konferencë për shtyp pas përfundimit të zgjedheve lokale.

Ai tha se partia e tij ka fituar në Likovë, Saraj, Pllasnicë, ndërsa shtoi se udhëheqin në Komunën e Tetovës, Çairit, Kërçovës, Strugës, Zhelinës, Tearcës, Bogovinës, Haraçinës, Dollnenit.

“Do të doja të shpreh kënaqësi për të gjithë procesin zgjedhor, për të gjithë garuesit, gjithashtu dua të përgëzoj anëtarët e BDI-së për fitoret e radhës, pasi është treguar rritje e votave”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se në rrethin e dytë do të jenë në Dibër, ndërsa tha se në Gostivar kanë rritje të votave.

“Në Çashkë jemi në rreth të dytë, gjithashtu në Vrapçisht jemi në rreth të dytë”, tha Ali Ahmeti.

 

Exit mobile version