Site icon Telegrafi

Ali Ahmeti: Të tërhiqen audio-inçizimet ose padi për publikuesit

Institucionet të reagojnë dhe menjëherë të tërheqin të gjitha bisedat private të përgjuara ilegalisht të publikuara në kanalin “YouTube” dhe rrjetet sociale thotë Ali Ahmeti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë e kërkon udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ndër të tjera kërkoi që të ndëshkohen ata që janë pas transmetimit të audio-inçizimit në publik, njofton ‘Dnevnik’

Përndryshe, nëse institucionet vazhdojnë të injorojnë këto kërkesa, BDI njoftoi kallëzim penal dhe marrjen e drejtësisë në duart e tyre.

“Të mos e çojmë situatën me vetëdëshirë dhe drejtësinë ta marrim në duart tona, sepse atëherë vetëm Zoti e di sesi kjo mund të përfundojë, paralajmëruan nga partia e Ali Ahmetit.”

Gjegjësisht, në publik u lëshuan inçizimet në mes zv. kryeministrit Musa Xhaferit dhe deputetes Ermira Mehmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version