Shefi i kabinetit Ali Ahmetit, kryetarit të BDI-së, Artan Grubi, demtoi mediat të cilat raportuan më herët se Ali Ahmeti, nuk do të marrë pjesë të premten në inaugurimin e Hashim Thaçit si president i ri i vendit.
“Kryetari Ali Ahmeti gjithsesi se do të marrë pjesë të premten në inaugurimin e Presidentit të ri të Republikës së Kosovës, bashkëluftëtarit dhe bashkëveprimtarit të tij, z. Hashim Thaçi”, ka shkruar Grubi në Facebook.
Disa orë më herët, ishte televizioni Alsat-M që raportoi se Ali Ahmeti, kryetar i partisë shqiptare në pushtet në Maqedoni, Bashkimit Demokratik për Integrim, ka anuluar pjesëmarrjen në inaugurimin e kryetarit në ardhje të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas televizionit Alsat-M, këtë anulim e ai e kishte bërë për shkak të problemeve të brendshme në Maqedoni.
Por tashmë sipas Artan Grubit, Ali Ahmei do të marrë pjesë në këtë ceremoni.