Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar me katër nënkryetarët e partisë që udhëheq. Tv Telma bën të ditur se Ahmeti ua ka përcjellur bisedat në takimin e tij me Nikolla Gruevskin dhe me Zoran Zaevin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtij televizioni, brenda BDI-së ka dy fraksione, njëri që është për bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në, e tjetri me LSDM-në. Përndryshe, vendimin për të hyrë në qeveri BDI-ja duhet ta sjellë në pesë ditët që vijnë.
Nga ana tjetër, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa kërkojnë nga BDI që të veprojë në mënyrë të arsyeshme dhe të kujdesshhme. Bilall Kasami thotë se vendit i duhet një qeveri stabile që do të ofrojë reforma, kurse Ziadin Sela thotë se një qeveri e gjërë do ta nxirrte vendin nga kriza./Telegrafi/