Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka ftuar në takim kryetarët e partive shqiptare për të biseduar reth zhvillimeve të fundit në vend, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot (e shtunë) 24.12.2016, ka ftuar në takim kryetarët e partive shqiptare për të bashkëbiseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Takimi do të realizohet në Hotel Aleksandar Palas, me fillim në ora 13”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
Megjithatë nga koalicioni Rilindje me Besë, kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Ahmeti, nën arsyetimin se takimi është ftuar nga dikush që përmendet nga PSP-ja./Telegrafi/