Është duke vazhduar intervistimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Ky i fundit që katër orë po intervistohet në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale, raporton KosovaPress.
Intervistimi i tij ka filluar në ora 9 e 30 dhe do të vazhdojë edhe nesër.
Intervistimi i Ahmetit është duke u bërë në objektin e EULEX-it në Prishtinë.
Më herët nga kabineti i BDI-së kanë thënë se Ahmeti është thirrur si dëshmitar për rolin e tij në UÇK.
Prokurorët ndërkombëtar kanë kërkuar nga Ahmeti të jetë në dispozicion dy ditë për të dëshmuar.
Lideri i BDI-së një muaj më parë konfirmoi se do të shkojë të dëshmojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës me seli në Hagë, e cila i heton krimet gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/