Telegrafi

Ali Ahmeti rizgjedhet kryetar i BDI-së edhe për katër vitet e ardhshme

Partia shqiptare në pushtet BDI, sot ka mbajtur kongresin e katërt në të cilin kryetar i partisë u zgjodh Ali Ahmeti.

Siç thonë nga BDI, mbi 800 delegatë votuan që Ali Ahmeti edhe për katër vite tjera të jetë në krye të partisë së tyre.

“Në Kongres u zgjodhën edhe anëtarët e organeve të reja partiake, Kongresit i vazhdimësisë, Këshilli Kombëtar, Komisioni qëndror zgjedhor si dhe Këshilli i Përgjithshëm i cili më pastaj në mbledhjen e vet konstituive zgjedh kryesinë e partisë, nënkryetarët dhe sekretarët”, thonë nga BDI.

Ata shtojnë se në kongres kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të LSDM, OBRM-PDUKM-së, LDP, PDSH-së, RDK-së, TDP, PS-së së Shqipërisë, LSI-së, PDK-së, Lëvizjes Vetëvendosje, Nisma, si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe të organizatave ndërkombëtare./Telegrafi/