Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka thyer heshtjen dhe është përgjigjur për dyshimet e Prokurorisë Speciale për dështimin e procesit të regjistrimit të popullësisë në vitin 2011.
Ahmeti thotë se Prokuroria Speciale akuzat për dështimin e regjistrimit në vitin 2011 i ka dërguar në adresë të gabuar, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Unë nuk jam fajtor. Ndërprerja e regjistrimit ka qenë vendim i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, është përgjigjur Ahmeti.
Prokuroria Speciale para dy ditëve publikoi një lëndë me emrin “Regjistrimi” ku të dyshuarit kryesor janë ish-partnerët e koalicionit qeveritar, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti.
Sipas PSP-së ata në vitin 2011 kanë arritur marrëveshje që të ndërpresin procesin e regjistrimit të popullsisë, pasi do t’u rrezikohej rejtingu në opinion dhe në këtë mënyrë kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth 175 milionë denarë./Telegrafi/