Telegrafi

Ali Ahmeti: Regjistrimi ishte proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses

Kryetari i partisë shqiptare në pushtet, BDI, Ali Ahmeti ka reaguar në lidhje me regjistrimin e popullatës në Maqedoni, proces ky që bëhet pas 20 viteve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Shpallen rezultatet e regjistrimit, 29.52% e popullsisë në Maqedoni janë shqiptarë

“Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut pas 20 viteve ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullësisë dhe përqindjes së komuniteteve në vend.
Shqiptarët janë 29.5% në popullësinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullësinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002).
Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan Regjistrimin si proces që filloi në muajin Mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në Shtator me regjistrimin e popullatës në vend, proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses.”

Ahmeti këtë proces e cilëson si sfidë të rëndë që u përmbyll me sukses. /Telegrafi/