Site icon Telegrafi

Ali Ahmeti: Protestat janë shtylla e demokracisë

Ka përfunduar takimi i liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, me zv.ndihmësin e sekretarit shtetëror për Evropë dhe çështje evropiane të SHBA-ve, Brian Hoyt Yee, transmeton Telegrafi.

Pas takimit Ahmeti deklaroi se me zv.ndihmësin Hoyt Yee janë dakorduar që zgjedhjet duhet patjetër të jenë të besueshme, të mos kontestohen nga ndonjë palë, si lokalisht ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, t’i plotësojnë të gjitha kushtet, duke theksuar se nuk është biseduar për shtyrje të sërishme të zgjedhjeve.

Ai gjithashtu deklaroi se në takim është biseduar edhe për Samitin e NATO-s në korrik, duke shtuar se SHBA-të vazhdojnë të mbeten miqtë tanë dhe se do të na ndihmojnë edhe në të ardhmen.

Ali Ahmeti nuk ka dhënë detaje për ftesën që ka marrë nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) për të dëshmuar për rastin ”Kosmos”, ndërkaq për protestën e sotme ka thënë se shtylla e demokracisë janë pikërisht protestat./Telegrafi/

Exit mobile version