Site icon Telegrafi

Ahmeti-Romeo: Bisedohet për zgjedhjet

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takim ambasadorin e rë të Italisë në Maqedoni, Karlo Romeo, me ç’rast biseduan për situatën politike dhe zgjedhjet e 11 dhjetorit, reformat si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti sqaroi pikëpamjet e BDI-së për zgjedhjet e parakohshme duke apeluar deri tek të gjitha palët pjesëmarrëse të japin kontribut për mbarëvajtje të procesit zgjedhor.

Lideri i BDI-së ripërsëriti qëndrimin që sundimi i ligjit dhe reformat janë pjesë përbërëse e programit të BDI-së, bashkë me barabarësinë e tërë qytetare dhe ekonomike.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Italisë zyrtare të mbështes procesin integrues të Maqedonisë në NATO dhe BE./Telegrafi/

Exit mobile version