Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka përkujtuar demonstratat e shqiptarëve për rënimin e shtetit Jugosllav, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Liria dhe pavarësia frymëzoi një lëvizje të tërë atdhedashësish dhe veprimtarësh për tu kurorëzuar me luftën e Ushtrive tona çlirimitare dhe lavdinë e dëshmorëve ndër dekada, shkruan Ahmeti.
‘35 vjet më parë, mu në këtë ditë, filloi rënimi konkret i shtetit Jugosllav si vazhdimësi dhe rezultat edhe i përpjekjeve të mëhershme të atdhetarëve shqiptar.
11 marsin e vitit 1981 dhe demonstratat studentore në Prishtinë që shpërthyen si shkëndijë e cila nxiti zinxhirin e demonstratave të pranverës së dinjitetit i kujtoj si sot pasi që pjesëmarrja në ato demonstrata të vullnetit shqiptar kaliti edhe më tej secilin prej nesh në rrugën e kontributit për atdhe.
Orteku i vullnetit për liri dhe pavarësi i dha jetë dhe frymëzoi një lëvizje të tërë atdhedashësish dhe veprimtarësh për tu kurorëzuar me luftën e Ushtrive tona çlirimitare dhe lavdinë e dëshmorëve ndër dekada.
Në këtë ditë unë kujtoj të gjitha ato pjesëmarrës, përkrahës dhe bashkëorganizator dhe i përkujtoj të gjithë ata të rënë të asaj kohe dhe kohërave çlirimtare që erdhën më pas.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për atdhe’ shkruan Ahmeti në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/
35 vjet më parë, mu në këtë ditë, filloi rënimi konkret i shtetit Jugosllav si vazhdimësi dhe rezultat edhe i pë…
Posted by Ali Ahmeti on Friday, March 11, 2016