Telegrafi

Ali Ahmeti për aktakuzën ndaj Hashim Thaçit: Kur do të ndalet ky gjah ndaj luftëtarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me aktakuzën e sotme të Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu të PDK-së, Kadri Veseli.

“E kur bëhet mjaft?! Kur do të ndalet ky gjah ndaj luftëtarëve i mbështjellur me shpifje, propagandë, përndjekje dhe denoncime politike”, shkruan Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Specialja ngre aktakuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Aq shumë misione, shkruan Ahmeti, gjykata e prokurori kaluan dhe vepruan gjatë këtyre 22 viteve, aq shumë procese e zhvilluan, sa që u devalvua besimi në këto përndjekje periodike dhe në momente kyçe për Kosovën dhe rajonin.

“Lufta çlirimtare gjithmonë ngadhënjen, ndërsa rrugën e Kosovës dhe të popullit shqiptar nuk e ndalon asnjë ndërhyrje”, shkruan Ahmeti./Telegrafi/