Site icon Telegrafi

Ali Ahmeti: Në BDI nuk lejohet fraksioni

Pas mbledhjes së BDI-së në Tetovë, Ali Ahmeti në një deklaratë për media tha se është informuar kryesia e partisë për marrëveshjen Kosovë-Serbi, gjuha shqipe, puna e ekzekutivit dhe zhvillimet tjera në vend. Ku me shumicë votash është votuar raporti.

“Informova kryesinë për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër, marrëveshje kjo që është e rëndësishme si për ne si Maqedoni por edhe gjithë rajonin. Pres që kjo marrëveshje të respektohet dhe implementohet nga dy anët.

Pastaj fillova në raportin e ekzekutivit, për punën e ekzekutivit, gjuhën shqipe, infrastrukturën zhvillimet tjera në vend. Komunikimi, bashkëpunimi ekzekutiv, funksionimi i ekzekutivit. Jam i interesuar që partnerët e koalicionit të kenë pasqyrim, bashkëpunim mes vete.

Pastaj u hap çështja për diskutim, pasi u dëgjuan gjitha palët u shterën gjitha diskutimet dhe e hodhëm në votim, pjesëmarrja ishte e të gjithëve 26 kanë votuar për raportin, 6 ishin kundër dhe 3 abstenime dhe këtu përfundoi mbledhja e BDI-së, për mbledhjen e rradhës do shofim sipas nevojave dhe zhvillimeve” – deklaroi Ali Ahmeti.

Në pyetjen rreth Grupit të Zjarrit, Ali Ahmeti tha se BDI respekton vlerat e demokracisë.

“BDI është parti që respekton vlerat dhe demokracionë gjithashtu edhe mendimin kundër, sa i takon fraksionit unë kam pasur një tentim të tillë në kongres por me vota humba , sipas vendimeve të kongresit nuk lejohet të ketë fraksione dhe andaj nuk do vazhdojë kjo por duhet të pritet deri te Kongresi i radhës, çdo veprim ndryshe nga statuti është anarki, anarkia është kundër demokracisë, pra parimi është pakica i bindet shumicës” – deklaroi Ali Ahmeti.

Exit mobile version