Telegrafi

Ali Ahmeti kërkon kthimin e parlamentit dhe paralajmëron vendime konkrete (Foto)

Ali Ahmeti e ka komentuar gjendjen e fundit politike duke thënë se mos dorëzimi i listave nga BDI, LSDM dhe PDSH ka thelluar edhe më tej krizën politike në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti ka ikurajuar të gjitha partitë politike që ti bashkangjiten nismave tona që ta rikthejmë Kuvendin dhe të nisim bashkarisht zgjidhjen e krizës.

”Pas zhvillimeve të fundit në vend, mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 5 qershor, pa pjesëmarrjen e BDIsë, PDSHsë dhe LSDMsë, nuk paraqet fillim të zgjidhjes së krizës politike, por përkundrazi e thellon atë.
Jemi të përkushtuar që të gjejmë zgjidhje në përputhje me interesat e qytetarëve tanë dhe pritshmërive të komunitetit ndërkombëtar.
Zgjidhja nis me rikthimin e menjëhershëm të Parlamentit, prandaj ne do të ndërmarrim veprime konkrete në këtë drejtim gjatë ditëve në vijim në mënyrë që ky moment të ndodh sa më parë dhe ta rikthejmë stabilitetin dhe sigurinë bashkë me perspektivën EuroAtlantike.
Inkurajoj të gjitha partitë politike që ti bashkangjiten nismave tona që ta rikthejmë Kuvendin dhe të nisim bashkarisht zgjidhjen e krizës.”(sic) shkruan Ahmeti në Facebook./Telegrafi/

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/1049776268392240