Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin Rruga Drejtë… në Alsat-M flet për ndryshimet e fundit në BDI, ndryshimin e ministrave dhe krizën politike, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Filozofia popullore thotë se ma lehtë mund të bësh keq se sa të bësh mirë. Në këtë situatë nuk kemi qenë keq. Bashkimi Demokratik ka dhënë mund konstruktiv për zgjidhjen e krizës. Opozita u kthye në parlament, hyri në qeveri teknike, u themelua prokuroria speciale, dha dorëheqje kryeministri. Nuk ka qenë kaq e lehtë të fusësh në binar gjitha këto. Bashkimi Demokratik për Integrim shumë më lehtë e ka pas të hyp në shkallë dhe të shoh sehir”, tha Ahmeti./Telegrafi/