Telegrafi

Ali Ahmeti e uron kryeministrin Haradinaj

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e ka uruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për formimin e qeverisë.

“Tek unë dhe tek bashkëpunëtorët e mi do të gjeni partner të dedikuar për të avansuar interesat e përbashkëta të qytetarëve tanë, por edhe mbështetës në sfidat me të cilat do të përballohet Kosova”, thuhet mes tjerash në urimin e Ahmetit.

Urimi i Ahmetit:

I nderuar bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar i imi,

Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj

Kam nderin e veçantë t’ju uroj për formimin e Qeverisë së Kosovës të dalur nga zgjedhjet e qershorit të këtij viti me uratat më të sinqerta për sukses të mëtejmë në drejtim të shtetformësisë së Kosovës dhe thellim të marrëdhënieve tona vëllazërore.

Tek unë dhe tek bashkëpunëtorët e mi do të gjeni partner të dedikuar për të avansuar interesat e përbashkëta të qytetarëve tanë, por edhe mbështetës në sfidat me të cilat do të përballohet Kosova.

Si dje, ashtu edhe sot, edhe më tepër nesër, unë jam pranë Kosovës, jam pranë vëllezërve të mi dhe çdo gëzim i Kosovës, çdo sukses i juaji edhe gëzim dhe sukses i jonë.

I nderuar mik Ramush, dyert e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit janë të hapura dhe inkurajoj mbledhje të përbashkëta të Qeverisë, lehtësim të tërësishëm të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, veprime të përbashkëta bashkë me çdo gjë tjetër që do të rënon edhe ato pak kufinj që qëndrojnë mes nesh.