Zlatan Ibrahimovic vazhdon të përbëj lajm kudo që ndodhet, përkundër se tanimë është tërhequr nga futbolli aktiv.
Ish-sulmuesi legjendar suedez ka marrë pjesë në eventin UFC 294 të mbajtur së fundmi në Abu Dhabi.
Zlatan është live në luftimet dhe fitoret e mira të Hamzat Chimajev dhe Islam Mahachev dhe tifozi më i famshëm i Manchester Cityt, Faz Husein, arriti ta bëj një video me shtatlartin në sallë.
Husein fitoi famë në rrjetet sociale me videot e personazheve të njohur duke thënë “Alhamdulilah”, e kështu ishte edhe këtë herë me Zlatan Ibrahimovic.
Ibrahimovic vuri dorën në zemër dhe tha “Elhamdulilah”, dhe kjo i gëzoi muslimanët në mbarë botën.
Së bashku me mesazhet e kënaqësisë kur dëgjoi Zlatan duke thënë “Alhamdulillah”, kishte edhe komente të shpeshta në mbështetje për popullin palestinez.
Meqë ra fjala, babai i Zlatan, Shefik, është mysliman, kështu që nuk është çudi që ai tha rrjedhshëm “Faleminderit Zot” në arabisht, ndryshe nga Kevin De Bruyne që nuk u bë i famshëm kur e tha në fillim të këtij viti. /Telegrafi/