Amarjot Singh është në krye të ekipit të studiuesve nga Universiteti i Cambridge, që kanë krijuar një algoritëm i cili ndihmon në identifikimin e të dyshuarve, kur e kanë fytyrën e mbuluar.
Identifikimi i Fytyrës së Maskuar, zbulon njerëzit duke shfrytëzuar distancën dhe këndet nga 14 pika në fytyrë, dhjetë prej të cilave në sy, tri në buzë dhe një në hundë, transmeton Telegrafi.
Me anë të këtyre matjeve dhe llogaritjeve, arrin të formojë strukturën e fytyrës së fshehur dhe pastaj e krahason me format e mundshme.
Në eksperimentet e deritanishme, algoritmi ka identifikuar me sukses në 56 për qind të rasteve, kur fytyrat ishin të mbuluara me maskë, shall apo syze.
Kjo mund të shfrytëzohet për identifikimin e kriminelëve, protestuesve apo edhe të dyshuarve të tjerë, po që se vërtetohet se është plotësisht efikas.
Mirëpo, ka kritika lidhur me shkeljen e privatësisë, gjë që është e rregulluar me ligj dhe me anë të kësaj metode bëhen ndërhyrje shumë të mëdha. /Telegrafi/